Majko sërish kundër Edi Ramës për mini-shengenin e Ballkanit

Majko sërish kundër Edi Ramës për mini-shengenin e Ballkanit

16:27, 12/11/2019

Jo vetëm politikanë të opozitës dhe politikanë nga Kosova. Edhe nga brenda qeverisë Rama ka zëra që janë kundër projektit për "Mini-Schengenin Ballkanik".

Një prej tyre është edhe ministri i Diasporës, ish kryeministri gjatë luftës në Kosovë dhe një prej senatorëve të PS, Pandeli Majko, ka dalë publikisht kundër idesë Rama-Vuçiç.

Në një takim me studentët shqiptarë të arkitekturës që studjojnë në universitetin e Firenzes në Itali, Majko është shprehur se, Shengeni më i rëndësishëm për Shqipërinë është ai me Italinë dhe jo me Rajonin.

“Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendoj se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë”, tha ndër të tjera ministri i kabinetit "Rama".

Gjatë javës së kaluar, teksa kryeministri Rama përgatitej për Samitin e Ohrit ku bëri deklarata të ashpra kundër Kosovës, mësohet se ka pasur tensione në kmbledhjen e qeverisë.

Ka qenë pikërisht Ministri i Disaporës që nuk e ka përkrahur idenë e kryeministrit, e cila përjashton Kosovën nga takimet rajonale dhe afron Shqipërinë me Serbinë.

Sipas burimeve nga PS, kur një debat me tone të ashpra në mbledhjen e qeverisë, mes Edi Ramës dhe ministrit të Diasporës, që mban edhe pasaportë si shtetas i Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco