Vendimi për rinumërim, ja sa mund ta zgjatë certifikimin e zgjedhjeve

Vendimi për rinumërim, ja sa mund ta zgjatë certifikimin e zgjedhjeve

16:20, 12/11/2019

Edhe pse zgjedhjet e 6 tetorit nuk evidentuan shumë parregullësi dhe u cilësuan ndër më të mirat të mbajtura ndonjëherë në Kosovë, ankesat e shumta sidomos për votat me postë nga diaspora dhe ato të serbëve, kanë bërë që të zgjatet procesi i certifikimit të tyre.

Së fundi PZAP-i ka marrë vendim për rinumërimin edhe të 1472 vendvotimeve, dhe kjo bën që procesi i certifikimit të zgjedhjeve të zgjatet edhe më tej.

Mësohet se rinumërimi i këtyre votave, pritet të marrë më shumë se dy javë kohë, dhe në këtë formë të zgjasë certifikimin diku edhe rreth tri javë.

E duke pasur parasysh edhe procedurat tjera, deri te certifikimi i zgjedhjeve KQZ-së do t’i duhen rreth tri javë.

Dhe tek pas kësaj do të duhej të fillonin procedurat për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, dhe pastaj votimin e qeverisë. 

Prandaj duke parë këto rrethana, institucionet e reja qeveritare nuk pritet të formohen deri në gjysmën e muajit dhjetor të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco