E konfirmon Daka: Vendimi i PZAP-it për rinumërimin bëhet i formës së prerë

E konfirmon Daka: Vendimi i PZAP-it për rinumërimin bëhet i formës së prerë

15:46, 12/11/2019

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se pasi që nuk ka pasur asnjë ankesë në Gjykatën Supreme për rinumërim të 1,472 kutive mund të procedohet me fillim të rinumërimit.

Daka ka thënë se ky vendim është bërë i formës së prerë, pasi që nuk ka pasur ankesa.

“Ne jemi obilguar që të rinumërojmë njënumër të caktuar të kutive, më saktë 1472 dhe me sa kam informatë nga Gjykata Supreme, deri më tani deri në orën 3 kur ka qenë afati, nuk është ankuar askush dhe ky vendim bëhet i formës së prerë, dhe ne jemi të obliguar që ti rinumërojmë këto kuti. Unë e kisha kërku nga sekretariati që me na njoftu lidhur me rinumërimin dhe se si është planifiku”, ka thënë Daka në mbledhjen e KQZ-së, shkruan Syri.net Kosova.

Nga sekretariati i KQZ-së kanë thënë në anën tjetër se rinumërimi do të fillojë sa po të përfundojnë afatet ligjore nëpër institucionet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco