Këta janë kandidatët e VV-së që u ankuan në Gjykatën Supreme

Këta janë kandidatët e VV-së që u ankuan në Gjykatën Supreme

14:33, 12/11/2019

Tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë në rezultatet përfundimtare, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.

PZAP urdhëroi heqjen e votave të ardhura nga Serbia nga rezultatet përfundimtare duke bërë që Nisma të kalojë pragun dhe VV-së t’i merren tre ulëse për t’i kaluar partisë së Limajt.

Anëtari i i KQZ nga radhët e Lëvzijes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, konfirmoi ankesën e këtyre tre kandidatëve, ndërsa shtoi se PZAP ka hall se si t’ia zvogëlojë numrin e deputetëve VV-së.

“Vendimet e djeshme të PZAP-së nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, rregullsitë apo parregullësitë, as me të drejtën e votës e ligjshmërinë e votimit. Ata kanë vetëm një hall e një synim. Halli është fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, e synimi ishte zvogëlimi i numrit të deputetëve tanë. Hallin nuk mund të ua heqim, por synimin nuk do të mund ta realizojnë”, tha ai.

Lexo edhe  Pesë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj vendimeve të PZAP-it

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco