Thaçi gati për marrëveshje, ja çka i tha Macronit dhe Vuciqit

Thaçi gati për marrëveshje, ja çka i tha Macronit dhe Vuciqit

14:30, 12/11/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim të ndërmjetësuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar sot edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencë, Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe.

Një marrëveshje që për Thaçin do të sillte njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco