Pesë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj vendimeve të PZAP-it

Pesë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj vendimeve të PZAP-it

13:35, 12/11/2019

Deri në orën 13.00 në Gjykatën Supreme, janë dorëzuar pesë ankesa nga kandidatët për deputet të disa subjekteve poilitike, të cilët ishin të pakënaqur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parshtresa, mëson "Syri.net". 

Nga ana tjetër dy orë para p?rfundimit të afatit ligjor ankimor  nuk është paraqitur asnjë ankesë nga ndonjë parti politike apo koalicion ndaj vendimeve të PZAP-it. 

Kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, tha për "Syri.net", se deri në orë 13.00 janë dorëzuar pesë ankesa nga kandidatë të disa subjekteve politike, ndja vendimeve të PZAP-it.

Sipas tij afati i fundit për paraqitjen e ankesave kundër vndimeve të PZAP-it në Gjykatën Supreme është deri në orën 15.00 të ditës së sotme.

Të informojmë se Paneli Zgjedhor për Aneksa e Parashtresa, të hënën në orën 15.00 u'a ka dorëzuar vendimet subjekteve, koalicioneve e kandidatëve të cilët ishin ankuar pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019

PZAP-i me njëherë ka filluar njoftimin e palëve me vendime për ankesat e tyre.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara.

25 ankesa janë refuzuar të pabazuara.

1 ankesë konstatohet e tërhequr.

Ndaj vendimeve të PZAP-it, ankesat mund të paraqiten në Gjykatën Supreme të Kosovës 24 pas marrjes së vendimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco