Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet  Vuçiqit, ja arsyeja...

Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Vuçiqit, ja arsyeja...

12:57, 12/11/2019

Nënkryetarja e LDK-së, e kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që deklaroi se vendimi për anulim të votave të Serbisë ishte lojë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për imponim të pozitës së kryeministrit, e krijimit të një grupi më të madh parlamentar se Vetëvendosje, raporton "Syri.net Kosova"

Osmani ka shkruar në Facebook, se jo rastësisht Vuçiq kishte qenë ministër i propagandës, e se kjo deklaratë e tij është ajo se çka presidenti serb di të bëjë më së miri.

“ Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndërtuar dhe ka insistuar për parimin në bazë të të cilit kushdo që i fiton zgjedhjet edhe e propozon Kryeministrin. LDK nuk i punon askujt pas shpine e aq më pak nëpërmjet lojërave që janë produkt i mendjeve konspiracioniste siç është ajo e Vucicit.

Të gjithë ne në LDK jemi të angazhuar që Qeveria e ardhshme LDK-VV të krijohet si partneritet mes të barabartëve dhe si marrëveshje ku mirëbesimi është alfa dhe omega e bashkëpunimit tonë. Vucic dhe disa të tjerë që po përpiqen e po investojnë në prishjen e një partneriteti të tillë do të përfundojnë duarthatë”, ka shkruar Osmani.

Ishte presidenti serb, Vuçiq ai që tha se skenari me votat e Serbisë nuk do të ndikojë te Lista Serbe. Sipas tij kjo ishte bërë për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn NISMA, numri i vendeve të VV-së do të zvogëlohet.

“Ky skenari me helmim u mendua kundër Kurtit. Ata bënë një lojë të brendshme. Edhe po ti anulojnë  4,000 deri në 5000  vota nga Serbia nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende. Nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por duhej të dëmtohej imazhi Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn NISMA, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet, dhe atëherë LDK në bllok mund të kenë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre kryeministër Vlora Osmani”, u shpreh Vuçiq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme PZAP-i vendosi për anulimin e votave nga Serbia bazuar në ankesën e Koalicionit Nisma – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë.

Në anën tjetër Lista Serbe tha se vazhdon “t’i ketë në duart e saj të dhjetë mandatet” në Kuvendin e Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco