Macron, kokë më kokë, me Thaçin e Vuçiqin

Macron, kokë më kokë, me Thaçin e Vuçiqin

12:46, 12/11/2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron papritmas i ka ftuar sot në një takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Këtë e ka konfirmuar edhe zyra për media e presidentit Thaçi.

“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi.

Edhe Vuçiqi, edhe Thaçi ndodhen në Paris, ku po marrin pjesë në “Forumin e Paqes”. Sipas “Blicit”, Vuçiqi e lëshoi panelin mbi multilaterizmin në kuadër të Forumit, që të merrte pjesë në bisedën me presidentin francez.

Macron mbrëmë kishte pasur takime bilateral me Vuçiqin dhe me Thaçin.

Por ai kishte shfaqur dëshirën që sërish të takohej me Vuçiqin, e pastaj edhe me Vuçiqin e me Thaçin bashkërisht, citon “Blic” burimet diplomatike nga Parisi.

Macron qysh më parë kishte theksuar disa herë dëshirën për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në dialogun midis Beogradit e Prishtinës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco