Albin Kurti flet për ofertën ndaj serbëve dhe takimin me presidentin Thaçi

Albin Kurti flet për ofertën ndaj serbëve dhe takimin me presidentin Thaçi

22:13, 11/11/2019

Lideri i VV-së, Albin Kurti për herën e parë e ka zbuluar se çka do t'iu ofrojë serbëve në Kosovë.

Ai ka treguar se serbëve në Kosovë do t'iu ofrojë Këshillin Nacional sikur e kanë në Luginën e Preshevës.

"Kjo është oferta jonë nese na kërkojnë Asociacionin ose shkëmbimin e territoreve", tha Kurti në një intervistë në Report TV, transmeton Syri.net Kosova.

Derisa duke folur për presidentin Thaçi, Kurti ka theksuar se ai nuk ka për të krijuar politikën e jashtme por as nuk do të udhëheqë me politikën e jashtme.

Lideri i VV-së ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve do ta takoj edhe presidentin Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco