FOTO/ ‘Jugosllavia e re’ dhe zgjedhjet, në Ohër edhe Sorosi, takim me Zaev dhe ...

FOTO/ ‘Jugosllavia e re’ dhe zgjedhjet, në Ohër edhe Sorosi, takim me Zaev dhe ...

13:27, 10/11/2019

Në Ohër janë mbledhur Zoran Zaev, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama, të cilët janë duke darkordësuar mes tyre projektin e ‘Jugosllavisë së re’.

Por ndërsa këta të tre, ndodhen në Maqedoninë e Veriut, një tjetër ‘mik’ misterioz ka mbërritur në aeroportin e Ohri, i mbrojtur dhe rrethuar me mister.

Ashtu si edhe në Novi Sad edhe këtë herë në Ohër, i ‘miku’ misterioz ka qenë Aleksandër Soros, djali i Xhorxh Sorosit.

‘Republika.mk’ ka siguruar edhe foto të Sorosit duke zbritur nga avioni i tij privat, i shoqëruar nga roje të shumta. ‘Republika’ ka mësuar se Soros është trajtuar si VIP dhe në mënyrë sekrete ai ka takuar kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski.

    Ekspertët ndërkombëtarë thonë se Soros akuzohet se ka ndihmuar ardhjen në pushtet të Zoran Zaev dhe ka instrumentalizuar ‘revolucionin’ e udhëhequr nga kryeministri i tanishëm i Maqedonisë së Veriut.

    Sipas ‘Republikës’, vizita e Sorosit në Ohër, ka të bëjë më së shumti me zgjedhjet e pritshme të vitit 2020, ku pozita e Zoran Zaev është goditur shumë nga dhjetëra skandale të dala në mediat vendase.

    Ka shumë të ngjarë që vizita në Ohër e Sorosi të përdoret për tu takuar edhe me Edi Ramëm, i cili është gjithashtu një njeri i tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco