Rashiq: 'Serbët po thonë se unë e Trajkoviq jemi bërë shqiptarë'

Rashiq: 'Serbët po thonë se unë e Trajkoviq jemi bërë shqiptarë'

22:01, 08/11/2019

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër i Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, 'Sloboda', ka folur për sulmet nga Beogradi ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Rashiq ka thënë në T7 se mediat e kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po i akuzojnë për tradhti atë dhe politikanë tjerë, si Rada Trajkoviq.

“Po thonë ‘ata s’janë serbë, e kanë ndërruar fenë, ata tash janë albanac’”, ka treguar Rashiq.

Ai ka thënë se sulme të tilla ndaj serbëve të Kosovës bëhen nga radikalët, e kurrsesi nga politikanë normalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco