Limaj: KQZ fabrikoi rezultatin/Ne me ligj jemi pjesë e Parlamentit

Limaj: KQZ fabrikoi rezultatin/Ne me ligj jemi pjesë e Parlamentit

21:35, 08/11/2019

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo parti e ka kaluar pragun zgjedhor për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse në këtë vend respektohet ligji, s’ka a besoni. Ne me ligj jemi pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

“Besoj në drejtësinë e vendit tim që do ta respektojë ligjin dhe jo ndërhyrjet nga jashtë. Ne po kërkojmë vetëm respektim të ligjshmërisë që institucionet e dala nga zgjedhjet të marrin kredibilitet”.

Në të kundërtën sipas tij përveç partisë do të dëmtoheshin edhe 42 mijë qytetarë që e kanë votuar.

Limaj në Analiza Zgjedhore ka thënë se rezultati i prezantuar dje nga KQZ është i fabrikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco