Mustafa i çelë letrat me VV-në/ Do të folim edhe për presidentin, ndryshe shpejt...

Mustafa i çelë letrat me VV-në/ Do të folim edhe për presidentin, ndryshe shpejt...

16:35, 08/11/2019

Isa Mustafa ka bërë me dije se me Vetëvendosjen do të diskutojnë edhe për postin e Presidentit. 

Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet patjetër, sepse sipas tij, ndryshe rrezikohet të shkohet shumë shpejt në zgjedhje, duke shtuar se ‘nëse Kuvendi nuk arrin ta votojë Presidentin, kur Presidentit aktual t’i kalojë mandati, atëhere Kushtetuta parasheh zgjedhje’.

“Tani do të merremi vesh për President, pra kujt i takon të propozojë kandidatin për President, mirëpo jo kush do të jetë kandidat”, ka thënë Mustafa.

“Po e shoh që po bëhet shumë zhurmë në media për postin e Presidentit. Në rend dite nuk e kemi çëshjtne e Presidentit. E kemi qeverinë dhe parlamentin e Kosovës, por poashtu duhet të diskutojmë mes partnerëve dhe sigurisht diskutohet edhe çështja e Presidentit. Por unë në asnjë rast nuk jam shprehë se unë do të jem i interesuar për postin e Presidentit. Për këtë do të propozojë partia që i takon. Ai propozim do të bëhet në momentin kur bëhet shpallja për zgjedhjen e Presidentit. Por do ta kapërcejmë edhe këtë, sepse nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë Kuvendin atëherë me Kushtetutë pasojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme.  Sa i përket partnerëve të koalicionit, përkrahim të drejtën e një subjekti politik që nesër do ta bëjë kandidimin për president por kurrsesi të bëhet fushatë se dikush do të bëhet President por duhet që marrëveshjen tonë ta mbërthejmë në mënyrë të duhur që nesër asgjë të mos mbetet rrezik në funksionimin e koalicionit qeverisës. Tani do të merremi vesh për President, pra kujt i takon të propozojë kandidatin për President, mirëpo jo kush do të jetë kandidat”, ka thënë Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco