Vuçiq nuk i gëzohet Interpolit: Fitore e vogël taktike

Vuçiq nuk i gëzohet Interpolit: Fitore e vogël taktike

20:32, 15/10/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se tërheqja e kërkesës së Prishtinës për pranim në Interpol është fitore për Serbinë, e theksoi se deri tek tërheqja erdhi pasi Prishtina kuptoi se do të fitojnë më pak vota se në asamblenë e fundit të organizatës në Dubai.

“E dini se gjithmonë jam deri diku pesimist, por e kam thënë se pres fitore. Nuk më pëlqejnë fjalët e mëdha, nuk më pëlqen që të festojmë, pasi nuk e kemi zgjedhur problemin strategjik. Por, kjo është një fitore e vogël taktike për ne…” ju tha gazetarëve në Beograd.

Vuçiq e ndjen veten më komod tani pas ‘fitores së vogël’ dhe drejtoi kritika drejt Britanisë dhe BE’së, pasi për se si do të reagojnë tash pas ngjarjeve të fundit në Kosovë.

“Dje dëgjova se thanë se kanë ndjekur nga afër të gjitha ndodhitë në Kosovë sa i përket çështjes së zarfeve helmuese, edhe pse mjekët prishtinas e konfirmuan se nuk kishte elemente toksike e helmimi apo diçka të ngjashme. E me këtë rast, mbanin të mbyllur serbët anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kafiteri e ju morën dokumentet e gënjenin gjithë botën se serbët janë terroristë dhe po i helmojnë tjerët”.

Ai i pyeti përfaqësuesit e BE’së se kur do të reagojnë për “rastin e rrejshëm të helmimit në bazë të përkatësisë kombëtare” e të thonë diçka se si do t’i mbrojnë serbët në Kosovës nga rrenat e paskrupullta. Nuk e kurseu as Britaninë- për rastin e fotografimit të ambasadorit britanik me Albin Kurtin nën flamurin e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco