Rinumërohen 82.49% e votave, NISMA-AKR-PD kalojnë pragun zgjedhor

Rinumërohen 82.49% e votave, NISMA-AKR-PD kalojnë pragun zgjedhor

19:01, 15/10/2019

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re numëron 5.02 për qind të votave të fituara pas rinumërimit të 82.49 për qind të votave nga 314 vendvotime sa ka vendosur të rinumërohen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Formularit të Raportimit të Rezultateve të partive politike (FRP), pas rinumërimit të 82 për qind të votave nga rinumërimi i 314 vendvotimeve, Nisma ka kaluar pragun zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare 2019.

Nga 314 vendvotimet që janë duke u rinumëruar, kanë mbetur të publikohet rezultati i plotë që përfshin edhe 18 për qind të vendvotimeve.

Lidhur me këtë rezultat, zëdhënësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se KQZ është duke publikuar në uebsajtin e saj rezultatet e rinumërimit të 314 vendvotimeve.

“Me qëllim të transparencës, pas çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve. Formularët e rinumërimit po publikohen afër formularëve që janë plotësuar në vendvotime dhe çdo palë e interesuar mund të ketë çasje për të bërë krahasime”, ka thënë Elezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco