A do të jetë Ramush Haradinaj deputet në Kuvendin e Kosovës?

A do të jetë Ramush Haradinaj deputet në Kuvendin e Kosovës?

18:43, 15/10/2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, pas humbjeve që pësoi në zgjedhjet e 6 tetorit, si duket nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri në detyrë, me gjasë shumë shpejtë do të mbetet vetëm lider i partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, Haradinaj do të heq dorë edhe nga mundësia për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse AAK mori vota të mjaftueshme për së paku 14 deputet në opozitën e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit, Haradinaj nuk do të jetë pjesë e tyre.

Prijësi i listës së koalicionit AAK-PSD dhe njeriu që mori më së shumti vota në zgjedhjet e gjashtë tetorit do t’i lirojë vendin dikujt tjetër.

Poashtu AAK ka vendosur që të qëndrojë në opozitë dhe të mos bëhet pjesë e asnjë koalicioni. Haradinaj ditë më parë u deklaruar se zgjedhjet ishin demokratike dhe se qytetarët vendosën se kush të udhëheq me vendin tash e tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco