'Ndjesë po u fyet', Borchardt e pranon që u ngriti gishtin e mesit, protestuesve

'Ndjesë po u fyet', Borchardt e pranon që u ngriti gishtin e mesit, protestuesve

13:35, 14/10/2019

Pas reagimeve të ashpra për shkak të gjestit të tij fyes me gisht, Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt ka kërkuar ndjesë publike. “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”, ka shkruar Borchard në profilin e OSBE-së në Twitter.

Incidenti ndodhi dje përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku protestuesit e Unazës së Re ishin mbledhur për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. Borchardt, i cili dëgjoi thirrjet "Rama ik" dhe "Turp për ju", u ngriti gishtin e mesit protestuesve, një xhest fyes i njohur botërisht për nënkuptimin e tij. 

Sjellja e diplomatit u dënua ashpër në opinionin shqiptar dhe e detyroi Borchardt të kërkojë ndjekë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco