‘Humbet Franca e jo Shqipëria’, Berisha: Ndrikull Radarit i është zëvendësuar mendja me marrina

‘Humbet Franca e jo Shqipëria’, Berisha: Ndrikull Radarit i është zëvendësuar mendja me marrina

11:22, 13/10/2019

Ish kryeministri Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook ndaj një deklarate të bërë nga ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli për negociatat dhe integrimin e Shqipërisë. Ajo deklaroi në një emision televiziv se nëse Franca nuk miraton hapjen e negociatve për Shqipërinë humbet ajo e jo Shqipëria.

“Kjo deklaratë nuk vjen nga spital psiqiatrik as dhe nga ndonjë skeç humori estrade por vjen direkt nga Ndrikull Radari të cilës droga dhe narkoeurot e saj i kanë zëvendesuar mendjen me marrinë!”, shkruan Berisha në shenimin e tij që shoqëron videon e emisionit ku Kodheli bëri deklaraten shokuese.

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha:

“Në rast se bllokon negociatat me Shqipërinë do humbas Franca!! Shqipërisë do ti behët vetëm mirë”
Kjo deklaratë nuk vjen nga spital psiqiatrik as dhe nga ndonjë skeç humori estrade por vjen direkt nga Ndrikull Radari të cilës droga dhe narkoeurot e saj i kanë zevendesuar mendjen me marrinë!

Ndiqeni intervistën e saj me zë dhe figurë dhënë gazetarit Denis Minga,
në të cilen ajo thotë:

“Edhe kjo mund të jetë. Shiko, unë nuk vuaj nga megallomania dhe as nga narcizizmi, por një gjë mund t’ju them me bindje! Humbja do të jetë e tyre, jo e shqiptarëve… Jo nuk vuaj nga megallomania e shqiptarëve, jo, humbja do të jetë e atyre, Shqipërisë do t’i bëhet vetëm mirë“. sb

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco