Skandaloze/ Serbia arreston dy ushtarë të Kosovës

Skandaloze/ Serbia arreston dy ushtarë të Kosovës

12:36, 19/01/2019

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Hardinaj, e ka quajtur persekutim çnjerëzor ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanoviq”, ka shkruar Haradinaj në facebook, raporton SyriKosova.

Kryeministri ka thënë se ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Millosheviqit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë verior”, ka thënë ai.

Për ndalimin e dy ushtarëve të FSK-së nga Serbia ka reaguar edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Nëpërmjet një postimi në facebook, ai ka shkruar se e dënon në mënyrën më të fuqishme kërcënimet e autoriteteve të Beogradit për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës.

“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe. Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës. Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”, ka shkruar Pacolli, raporton SyriKosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco