Kryeparlamentari mban të mbyllur raportin për lobim

Kryeparlamentari mban të mbyllur raportin për lobim

09:44, 19/01/2019

Ka një muaj e gjysmë që në sirtarët e Kuvendit ndodhet një raport i hartuar nga një komision hetimor, i cili ngre dyshime për keqpërdorim të buxhetit të dedikuar për lobim. Për këtë, drejtuesit e komisionit bëjnë me gisht kah kryeparlamentari Kadri Veseli.

Komisioni që drejtohej nga opozita ka kryer punën në fillim të muajit të shkuar. 

Përmbajtja e raportit është kundërshtuar vetëm nga dy anëtarët e komisionit që i përkisnin Partisë Demokratike (PDK), të cilën kryeparlamentari Veseli e drejton. Dhe, në raport, dyshimet më të mëdha për keqpërdorim fondesh hidhen mbi eksponentë të PDK-së që kishin pushtet, sikur te ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, që tash është president i vendit, apo edhe te ish-zyrtarët e lartë partiakë që në periudha të ndryshme e kanë drejtuar Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ).

Dardan Sejdiu është deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe ka qenë drejtues i komisionit hetimor. Ai i ka thënë gazetës Koha Ditore, se raporti final i Komisionit është dokumenti më i rëndësishëm i punës që është bërë gjatë muajve të kaluar dhe ka rikujtuar se, sipas Ligjit për hetim Parlamentar, këtë dokument e ka proceduar për Kryesinë e Kuvendit. Dhe mbështetur në ligj, ky forum i Kuvendit është dashur ta vendosë në rend të ditës për shqyrtim brenda tridhjetë ditëve nga dita e dorëzimit.

“Raportin e kam nisë më 7 dhjetor 2018, ndërsa Kuvendi është në pushim. Në seancën e radhës, sipas Ligjit dhe Rregullores, duhet të vendoset si pikë e rendit të ditës”, ka thënë Sejdiu.

“Kryesia e Kuvendit duhet ta radhisë në rend dite shqyrtimin e raportit në mbledhjen e Kuvendit brenda një afati pauses prej tridhjtë ditëve nga dita e dorëzimit”, thuhet në paragrafin  epestë të nenit 23 të ligjit. Kësisoj, afati i skajshëm ligjor prej 30 ditësh ka kaluar prej kohësh.

Se raporti final, që është votuar në Komision do të duhej të trajtohej deri tash, e ka thënë edhe Lumir Abdixhiku.

“Vonesat e trajtimit të raportit të punës së Komisionit janë të pashpjegueshme. Një ndërhyrje e tillë e kryetarit të Kuvendit është joligjore fillimisht, por mbi të gjitha është praktikë e rrezikshme parlamentare”, ka thënë Abdixhiku.
Megjithëkëtë në kabinetin e kryeparlamnetarit Veseli janë arsyetuar se në mes dy sesionesh Kuvendi është ndodhur në pushim. Sipas kalendarit të punës, sesioni i ri nis më 21 janar.

Raporti që ende nuk është shqyrtuar në seancë nga deputetë përmban konkludimin se dy institucione, Presidenca dhe Qeveria, duhet të hetohen nga organet kompetente shtetërore, në lidhje me shpenzimet për lobim.

Në këtë dokument shkruan Koha Ditore, është treguar edhe për raportimet e bëra nga zytarë të MPJ-së në lidhje me kontrata, përkatësisht marrëveshjet dhe shpenzimet që kanë lidhje me lobim të Kosovës që nga viti 2010, të lidhura nga MPJ-ja me “Alson &Bird LLP”, pastaj me “Squire Patton Boggs”, dhe me “Cambridge Academy of Global Affairs”. Nga MPJ-ja, në raportim janë paraqitur Enver Hpoxhaj e Petrit Selimi në cilësinë  eish-ministrave të Jashtëm, pastaj Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Ëashington, Heroina Telaku, ministër- këshulltare, Fitim Sadiku, sekretar i përgjithshëmdhe Arben Loshi, drejtor i Prokurimit. Ftesës për raportim nuk i përgjigjur ministry aktual i jashtëm, Behgjet Pacolli, e as presidenti i vendit, Hashim Thaçi, të cilit i është dërguar ftesa tre herë.

Komisioni hetimor Parlamentar ka pranuar gjithsej katër kontrata, 3 nga MPJ dhe 1 nga Presidenca. Midis tjerash hetimi ka gjetur se presidenti Thaçi ka shfrytëzuar fondet publike të dedikuara për lobim për të promovuar veten nëpërmjet librit të tij biografik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco