Basha për ‘Çim Peka Live’/ Ndërkombëtarët pranë opozitës, raporti për zgjedhjet do jetë edhe më i zi

Basha për ‘Çim Peka Live’/ Ndërkombëtarët pranë opozitës, raporti për zgjedhjet do jetë edhe më i zi

21:31, 22/08/2019

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka folur edhe faktorin ndërkombëtar, të cilin e cilësoi si më afër se kurrë me shqetësimet e opozitës.

‘Në gjykimin tuaj ndërkombëtarët zgjodhën stabilitetin para demokracisë, njohën votimet...

Askush nuk i ka njohur këto zgjedhje, as do ti njohë

Për SHBA sigurisht që kjo është një çështje e brendshme e insitucioneve shqiptare dhe do presin Gjykatën Kushtetutese

Padyshim stabiliteti është në interes strategjik të të SHBA dhe kjo dihet si për Ballkanin dhe gjithë Evropën.

E reja qëndron dikur tjetër. Në faktin që para dhe pas 30 qersghoir kemi një realitet tjetër për faktorin ndërkombëtar. Që nuk është më misioni i OSBE që moniton zgjedhjet por i autoriteteve lokale të Europës. Kush i tërhoqi? Këto janë sinjale të qarta politike.

E shikoni raportin e një zonjë që nuk është as afër opozitës. Raporti i plotë nuk ka si të jetë më i mirë, do jetë edhe më zi

Dhe kjo lidhet me pasigurinë juridike, në dhunim të Kushtetutës. Dhunimi i Kodit Zgjedhor që i mohoi opozitës për të pasur numërues. Krijimi i mekanizmave false për garën. Përgjigjen më të fuqishme e dhanë shqiptarët. Pjesa tjetër dërrmuese e refuzoi. Ky ishte refuzim i regjimit. Kjo është e vërteta.”, tha Basha

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco