Bashkimi kombëtar, Kurti  tregon se çfarë e pengon atë

Bashkimi kombëtar, Kurti tregon se çfarë e pengon atë

21:28, 22/08/2019

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një lidhje direkte në rrjetin social Facebook, ka folur edhe për idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ai ndër tjera tha se me të dy vendet kanë arritur marrëveshje të shumta por nuk dihet se sa janë të pazbatueshme.

“Kemi mbledhje të cilat janë ceremonial” tha Kurti duke shtuar se janë mbledhje “me marrëveshje që kush e di sa zbatohen”.

Ai tha se me rëndësi është që në fillim bashkimi të bëhet në aspektin ekonomik.

“Duhet të shkojmë drejt unifikimit doganor e energjetik” tha Kurti.

Ai bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e krahasoi me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar si paradoksale faktin që kombet evropiane janë më të bashkuar se Kosova e Shqipëria edhe pse dy vendet janë të banuara nga shqiptarët.

“Është për të ardhur keq që vendet e BE’së janë më të integruara shumë më shumë se Kosova e Shqipëria” tha Kurti.

“Ekziston Banka e përbashkët që është në Frankfurt, tregu i përbashkët, valutë e përbashkët” shtoi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco