Zgjedhjet e reja me ligj të vjeter

Zgjedhjet e reja me ligj të vjeter

21:16, 22/08/2019

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme dhe organizimi i tyre për një periudhë të shkurtë kohore, do të përcillet me sfida dhe vështirësi për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vlerësojnë zyrtarët e këtij institucioni, i cili merret me organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, raporton Syri.net Kosova

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në rastet kur zgjedhjet nuk janë të planifikuara, sikurse në rastin e tanishëm kur ato do të jenë të parakohshme, organizimi i tyre duhet të bëhet brenda një periudhe të shkurtë kohore, gjë që imponon mjaft sfida.

Afti ligjor për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme është jo më shumë se 45 ditë që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit. Krahasuar me kohën prej 4 deri në 6 muaj për organizimin e zgjedhjeve të rregullta, koha për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, tregon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe trupave tjerë përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve, do ta kenë një dinamikë të shtuar të punës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tash ka ndërmarrë hapa të paktë për adresimin e problemeve kryesore që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

“Të tilla si dizajni i fletëvotimeve, që është një nga problemet kryesore të deformimit të vullnetit të votuesve. Disa nga sfidat kryesore, me të cilat do të përballen KQZ-ja dhe institucionet tjera si KKZ (Komisioni Komunal Zgjedhor) apo QNR-ja (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve), gjatë procesit zgjedhor. Do t’i ndaja në dy apo tri etapa të ndryshme.

Në periudhën para mbajtjes së fushatës, pra, aspekti i organizimit teknik, certifikimi i listave të kandidatëve, hapja e periudhës për shërbimin e votuesve dhe të tjera. Pastaj, periudha gjatë fushatës dhe periudha në ditën e zgjedhjeve, si dhe në ditët pasuese deri në certifikimin e rezultateve zgjedhore”, tha Cakolli.

Ai ka shtuar se për KQZ-në, ndër sfidat do të jenë edhe adresimi i çështjes së përfshirjes së të miturve në fushata elektorale, fushatat për informimin e qytetarëve, administrimi i fushatës zgjedhore, eliminimi i paqartësive për dokumentet e vlefshme në ditën e votimit, procesi i numërimit të votave dhe eliminimi i vonesave për certifikimin e rezultateve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco