Shpërndahet Kuvendi i Kosovës me 89 vota pro e një kundër

Shpërndahet Kuvendi i Kosovës me 89 vota pro e një kundër

10:24, 22/08/2019 Nga A.ZH

10:50 - Është shpërndarë Kuvendi i Kosovës, legjislatura e gjashtë e këtij Kuvendi ka shkarkuar vetveten duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Me 89 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime derisa 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.ka kaluar kjo pikë e rendit - raporton SYRI.net Kosova

Milaim Zeka ishte i vetmi deputet që votoi kundër, gjë që e ka paralajmëruar edhe më herët.

10:48 -  Veseli i ngutet e hedh në votim shpërndarjen e Kuvendit?

Hedhet në votim, mocioni procedural për të votuar shpërndarjen e Kuvendit, Kadri Veseli në mënyrë arbitrare e ka hedhur në votim - shkruan SYRI.net Kosova

10:43 - Qeveria e PAN-it kërkon të shkojnë në votim e jo në diskutim

Grupet Parlamentare të PDK-së, AAK-së, NISMA Socialdemokrate po kërkojnë që të shkohet në votim për shpërndarjen e Kuvendit, kurse LDK është kundër votimit direkt por të diskutohet fillimisht. Kurse LVV është deklaruar e kursyer duke thënë që do dojë të shkojë në votim. Edhe PSD-ja ka thënë që të deklarohen vetëm shefat e GP të partive e jo të gjithë deputetët dhe të shkohet në votim, pasi sipas Dardan Sejdiut zgjidhja më e mirë është zgjedhja - shkruan SYRI.net Kosova
10:38 - LDK: Qeveria e PAN-it do të mbetet qeveria më e madhe në botë me 454 të emëruar politikë?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në fillimin e pikës së dytë të seancës plenare të Kuvendit për shpërndarjen e Kuvendit ka numëruar dështimet e qeverisë PAN.

Ai ka thënë se gjatë këtyre dy viteve është debatuar shumë rrallë për shëndetësinë , arsimin e ekonominë.

“Për dy vit në këtë kuvend rrallë kemi debatuar për shëndetësinë zhvillimin ekonomik dhe arsimin. Shumicën e kohës jemi marrë me parandalimit e koalicionit PAN e mbështetur nga PSD. Me ndërhyrjen e kryeministrit në drejtësi, me shkeljet ligjore për depërtimin e 6 shtetasve turq”, tha Hoti.

Image

“Me presidentin pasi ai nuk kryente obligimet e tij kushtetuese. Kjo legjislaturë ka qenë beteje pozitë opozit딓Një koalicion pa legjitimitet dhe jo profesional. Si rezultat është realizuar vetëm 30 % e agjendës së këtij kuvendi dhe kjo vetëm falë opozitës”“Qeveria e PAN-it do të mebtet qeveria më e madhe në botë me 454 të emëruar politik”, tha ndër të tjera Hoti.

10:32 - Memli Krasniqi, shef i GP të PDK-së, ka propozuar pikën e rendit të ditës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, me çka edhe Kadri Veseli, ka kërkuar menjëherë të votohet, por kjo gjë është kundërshtuar nga partitë opozitare të cilat kanë kërkuar debat.

Image

Veseli, me shaka tha se tani po kërkoni debat kur dihet që kjo legjislaturë është më e dobëta dhe me heshtura në historinë e Kuvendit – raporton SYRI.net Kosova

10:24 - Ka nisur seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, ndërsa kanë filluar të mblidhen deputetët që do të marrin pjesë. 

Deri më tani në sallë kanë hyrë Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja, ndërsa brenda ndodhën edhe deputetët e AAK-së e LDK-së por edhe të LVV-së

Seanca e jashtëzakonshme për shpërndarje është paraparë që të fillojë në orën 10:00, d por ka nisur me 25 minuta vones, derisa do të diskutohet për dy pika të rendit të ditës.

Fillimisht votohet për marrëveshjen IPA, derisa si pikë e dytë është shpërndarja./azh/ SYRI.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco