Selimi: Gjashtë vjetët e fundit të jetës,  Adem Jashari nuk ka pasur asnjë komunikim me Hashim Thaçin

Selimi: Gjashtë vjetët e fundit të jetës, Adem Jashari nuk ka pasur asnjë komunikim me Hashim Thaçin

21:15, 20/08/2019

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka shpalosur  disa gjëra të padëgjuara deri më tani rreth raporteve të Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit.

Selimi ka thënë se në gjashtë vjetët e fundit të jetës së Adem Jasharit ai nuk ka pasur asnjë komunikim me Hashim Thaçin, e kjo sipas tij tregon mjaftë se çfarë raportesh kanë pasur ata dy.

“Nuk mund të shpjegoj gjithçka për arsye të rrethanave tjera, por nëse Adem Jashari dhe Hashim Thaçi janë njohur një ditë dhe ato kanë qenë njohje para themelimit të UÇK’së, pra kanë pasur komunikime dhe këto janë shkëputur për rreth gjashtë vitet e fundit të jetës së Adem Jasharit kjo tregon diçka.

Mendoj se ky është argument se kush ka qenë relacioni. Në gjashtë vitet e fundit të jetës nuk ka komunikuar me Thaçin dhe me ndonjë tjetër eventualisht. E kam ditur këtë dhe kurrë s’kam tentuar të përfitoj mbi këtë relacion”, ka thënë Selimi në T7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco