Lajm i mirë për lehonat dhe fëmijët

Lajm i mirë për lehonat dhe fëmijët

12:54, 24/07/2022

Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Vetëm këtë muaj 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat.

Murati ka njoftuar se të hënën (nesër), Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema.

“Në muajin gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë, për të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2013. Kështu do të vazhdojmë deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët e Republikës deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco