Kosova në Parlamentin Evropian kërkon heqjen e vizave

Kosova në Parlamentin Evropian kërkon heqjen e vizave

10:56, 10/03/2022

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin, të zhvilluar në Strasbourg.

Gjatë fjalës së tij, Bislimi ka ripërsëritur se Kosova meriton të ketë liberalizimin e vizave, duke thënë se tashmë janë plotësuar të gjitha kërkesat e vendosura nga BE-ja.

“Bëra thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën ku Parlamenti ka votuar dy herë pro procesit të liberalizimit të vizave në Kosovë, por qytetarët e vendit mbeten akoma të izoluar, ndaj është e nevojshme përmbyllja e këtij procesi”, ka thënë Bislimi.

Ai më tej ka shtuar se objektivi kryesor gjeopolitik dhe strategjik i Kosovës është anëtarësimi i ardhshëm në BE, heqja e vizave dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, të zhvilluar në Strasbourg, theksova qëndrimin e Kosovës ndaj konfliktit në Ukrainë, duke u bashkuar me sanksionet e aplikuara nga BE kundrejt Rusisë. Informova parlamentarët prezent edhe për rezolutën e miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e cila dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe faktin se Kosova i është bashkuar frontit demokratik pas përgjigjes në mënyrë të unifikuar të BE.

Përsa i përket aplikimit për anëtarësim në BE, Rezoluta e Parlamentit Evropian që i bën thirrje institucioneve të BE-së për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat në BE është shumë inkurajuese edhe për ne. Në këtë drejtim, ritheksova progresin e Kosovës në kuadër të agjendës evropiane ERA II si dhe progresin e shfaqur në fusha si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik si dhe nevojën e përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin në BE. Kjo, edhe për shkak të situatës gjeopolitike në Evropë dhe parandalimin e influencës ruse në Ballkan. Faktor shqetësues është fakti se Serbia ka dështuar të harmonizojë politikat e saj të jashtme me BE-në për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Gjithashtu bëra thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën ku Parlamenti ka votuar dy herë pro procesit të liberalizimit të vizave në Kosovë, por qytetarët e vendit mbeten akoma të izoluar,ndaj është e nevojshme përmbyllja e këtij procesi.

Në mbyllje potencova objektivin kryesor gjeopolitik dhe strategjik të Kosovës i cili është anëtarësimi i ardhshëm në BE, dhe dy synime të tjera që përfshijnë heqjen e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco