Diplomacia gjermane  dhe ajo franceze vazhdojnë presionin ndaj Serbisë dhe Kosovës

Diplomacia gjermane dhe ajo franceze vazhdojnë presionin ndaj Serbisë dhe Kosovës

11:30, 25/06/2019

Javën që lamë pas u bë e ditur përfundimisht se takimi i Parisit i planifikuar të mbahet më 1 korrik të këtij viti, nuk do të mbahet. Mbajtja e këtij takimi ishte caktuar qysh më 29 prill, në ditën kur ishte mbajtur Samiti i Berlinit.

Ky takim i cili pritej që t’i bënte bashkë palën kosovare dhe atë serbe dhe që konsiderohej si një tentativë për të riaktivizuar procesin e dialogut i cili tash e sa kohë është “ngrirë”, u shty për një afat të pacaktuar.

Se a pritet të mbahet ky takim në ndonjë datë tjetër, ende nuk është bërë e ditur. Burime  nga  kabineti i Ministrisë së Jashtme gjermane, kanë thënë se bisedimet përgatitore të mëtejshme janë të nevojshme.

Po ashtu nga Qeveria Federale e kancelares gjermane Angela Merkel, nuk kanë dhënë detaje se cilat ishin arsyet kyçe që quan në anulimin e këtij takimi.

“Mund të konfirmojmë se takimi i njoftuar për 1 korrik është shtyrë. Bisedimet e mëtejshme përgatitore do të jenë të nevojshme”. 

Ata më tej kanë theksuar se Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të jetë në kontakt me Kosovën dhe Serbinë.

“Megjithatë, Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të mbesin në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë”, thuhet më tej në përgjigje.

Dështimi i këtij takimi nxiti edhe përplasje mes spektrit politik në Kosovë.

Me të njëjtën formë u kundërpërgjigj edhe kryeministri Ramush Haradinaj i cili shkruajti se “ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë”, si dhe “dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco