Haradinaj: Kosova e përkushtuar për një dialog përmbajtësor me Serbinë

Haradinaj: Kosova e përkushtuar për një dialog përmbajtësor me Serbinë

11:22, 25/06/2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, me të cilën ka diskutuar rreth aktualitet politik në Kosovë dhe rajon dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike.

Haradinaj tha se Norvegjia ka qenë partner i Kosovës në shtetndërtim. Gjatë takimit, kryeministri ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë.

“Shpreha përkushtimin e Qeverisë, për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale, në fushën e sigurisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit. Theksova gjithashtu se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco