Søreide kërkon unitet nga partitë në Kosovë për dialogun me Serbinë

Søreide kërkon unitet nga partitë në Kosovë për dialogun me Serbinë

09:08, 25/06/2019

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide.

Pacolli duke e falënderuar shtetin e Norvegjisë për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë për shtetndërtimin e Kosovës tha se ky shtet  luan rol të rëndësishëm në integrimin euroatlantik të Kosovës. Pacolli ka folur edhe për liberalizimin e vizave ku tha se Kosova i ka përmbushur 95 përqind të kritereve të kërkuara, por kjo çështje ka ngecur dhe ka kaluar nga aspekti teknik në atë politik. 

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, shtoi se me  homologen e tij norvegjeze kanë diskutuar edhe për dialogun me Serbinë, për çka kërkoi mbështetjen e këtij shteti. 

"Kemi biseduar për dialogun me Serbinë , ky dialog nuk ka alternativë dhe vetëm  në mënyrë të barabartë dhe sovrane ne mund t’i normalizojmë marrëdhëniet mes nesh. Nuk do ndalemi asnjëherë deri tek synimi për paqe lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave", tha ai.

Kurse diplomatja  norvegjeze teksa ka ofruar mbështetjen për integrimin euroatlanik të Kosovës tha se kjo kërkon kohë dhe bashkëpunim dhe koordinimin më të madh në mes partive në Kosovë.

Sipas saj gjatë takimit diskutuan për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë për çka tha se mirëpresin fuqizimin dhe bashkëpunimin rajonal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco