PDK nuk votoi raportin për 'gylenistët', zbuloni emrat e atyre që ishin kundër

PDK nuk votoi raportin për 'gylenistët', zbuloni emrat e atyre që ishin kundër

17:28, 24/06/2019

85 deputetë të Kuvendit të Kosovës, qenë prezent në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të shqyrtuar Raportin e Komisionit Hetimor për rastin ‘Gylenistët’.

Megjithatë, jo të gjithë nga ta dhanë votën e tyre pro këtij raporti. Ishin deputetët e PDK’së ata që e kundërshtuan edhe me votë.

Me 58 vota për, katër abstenime dhe dy kundër ka kaluar raporti i hartuar nga komisioni hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Derisa 35 deputetë nuk qenë fare prezent, shumë nga të pranishëm, zgjedhën të mos votojnë fare edhe pse ishin në sallë.

Gazeta Express ka siguruar listën e plotë të deputetëve që ishin të pranishëm dhe se si ata kanë votuar.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm dy deputetë kanë votuar pro. Këta janë Nait Hasani e Fatmir Xhelili. Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, Elmi Reçica, Bekim Haxhiu abstenuan.

Ndërkaq, deputetët tjerë të pranishëm të Partisë Demokratike të Kosovës zgjodhën që të mos hedhin fare votën.

Nga Partia Demokratike e Kadri Veselit pati më së shumti kundërshtime për këtë raport që u shpreh edhe në votë. Gjatë seancës, ishte shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi që ky raport ka kohë që ka dalë në media e që sipas tij kjo e dëshmon atë se opozita ka mbetur pa tema.

“Keni mbetur pa tema e masanej kapeni për diçka me u mundu me e bo lajm të ditës ( tha Krasniqi për opozitën)”, derisa fjalimin e tij Krasniqi e vazhdoi duke kritikuar përsëri krerët e komisionit.

Njejtë si edhe partneri i tyre në koalicion Nisma Social Demokrate, votoi gati njëjte si PDK’ja.

Nga pesë deputetë të Nismës, vetëm shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Bilall Sherifi votoi pro raportit.

Enver Hoti, Haxhi Shala, Albulena Balaj, e Milaim Zeka abstenuan, megjithëse deputeti Shala në fjalimin e tij tha se Nisma do të mbështesë raportin e komisionit.

E partia e kryeministrit, si duket nuk u koordinua mirë sa i përket këtij raporti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Ahmet Isufi abstenoi, ndërsa, Daut Haradinaj, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitaj, Time Kadrijaj, Shkumbin Demalijaj, Blerim Kuçi votuan pro.

Nga AAK abstenuan Donika Kadaj-Bujupi, Rasim Selmanaj e Bekë Berisha.

Lidhja Demokratike e Kosovës votoi pro këtij raporti me 19 deputetë, mirëpo, prej LDK’së, nuk votoi deputeti Haxhi Avdyli.

Nga Partia Social Demokrate e Lëvizja Vetëvendosje, të gjitha votat e deputetëve ishin pro këtij raporti të hartuar nga komisioni hetimor parlamentar.

Deputeti i vetëm i AKR’së Islam Pacolli abstenoi, ndërkaq, votat kundër ndërkaq ishin Fikrim Damka e Albert Kinolli.

Tashmë janë bërë më shumë se një vit prej kur nga Kosova janë rrëmbyer e deportuar dhunshëm për në Turqi gjashtë shtetas. Megjithëse hetime po kryhen edhe nga Prokuroria Speciale, ende nuk është bërë e qartë se kush qëndron prapa aksionit të asaj dite.

Në Kuvend të Kosovës ndryshe ishte formuar komisioni hetimor që në raportin përfundimtar evidentoi 31 shkelje.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco