Përgjimet e ‘Bild’, Abdylaj e propozoi për deputet, Krimet e Rënda marrin në pyetje deputetin e PS

Përgjimet e ‘Bild’, Abdylaj e propozoi për deputet, Krimet e Rënda marrin në pyetje deputetin e PS

13:50, 22/06/2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka marrë në pyetje, deputetin e PS-së në Qarkun e Durrësit, Ilir Ndranxhi, i cili ishte pjesë e përgjimeve të dosjes 339.

Ndraxhi është marrë në pyetje ditën e enjte.

Emri i tij doli në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” ku në një nga këto përgjime dëgjohet se Astrit Avdylaj ka patur një rol të rëndësishëm në propozimin e Ndraxhit si kandidat për deputet në zgjedhjet e 2017-ës.

Më herët për të njëjtën çështje është marrë në pyetje dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga BILD, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco