Mësimi online do të ketë pasoja pasi do të reflektojë në PISA

Mësimi online do të ketë pasoja pasi do të reflektojë në PISA

21:57, 24/01/2022

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, në Kosovë po vlerësohet se mësimi online është sfida kryesore që po ndikon në mësimnxënien e nxënëve, veçanërisht ata më të vegjël.

Zëvëndësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, deklaroi se zëvendësimi i humbjeve duhet të bëhet nga vetë mësuesit, që duhet të identifikojnë zbrazëtitë te fëmijët dhe t’i plotësojnë me mësime shtesë. Ndërkaq kjo gjendje parashihet të ndikojë edhe në rangimin në testin PISA, ku edhe ashtu Kosova kishte treguar rezultat të dobët.

Më pak probleme nga mësimi virtual duket të kenë te studentët, ku sipas dekanit të Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, profesorët tashmë kanë modifikuar syllabuset, të cilët i kanë përshtatur për formën e re të mësimit.

Ndërkaq, sipas njohësit të arsimit Nehat Mustafa, duhet të krijohen teste për vlerësime të standardizuara çdo vit, në mënyrë që nxënësit të dinë ku të përmirësohen, e kjo t’u ndihmojë edhe institucioneve të hartojnë plane konkrete për kompensimin e mangësive të evidentuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco