Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku takohen sot

Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku takohen sot

07:22, 24/03/2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot do të takohet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.

Takimi Abdixhiku – Osmani do të mbahet në ora 14:00.

Abdixhiku ditë më parë kishte thënë se LDK nuk do të ketë më takime me Alin Kurti por takimet me Osmanin do të vazhdojnë për të diskutuar për presidentin.

LDK po kërkon që presidenti i ri i Kosovës të jetë i pa anshëm në raport me subjektet politike.

Vjosa Osmani pasi ishte ndarë nga LDK, në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco