Avdullah Hoti pas zgjedhjes së kryetarit të ri: Na presin sfida

Avdullah Hoti pas zgjedhjes së kryetarit të ri: Na presin sfida

16:09, 14/03/2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar kryetarin e ri të zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikun, derisa i ka siguruar mbështetjen e plotë të të gjithë anëtarëve të këtij subjekti politik, shkruan Syri.net Kosova.

Ai përmes një reagimi në Facebook, ka falënderuar edhe ish kreun e kësaj partie, Isa Mustafa për kontributin sipas tij të jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së.

Hoti tutje ka shkruar se tani LDK-në e presin shumë sfida.

Postimi i plotë:

"Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.
Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.
Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së", ka shkruar Hoti.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco