Haziri: Dorëheqja e Anton Qunit, është lajm i ri për mua

Haziri: Dorëheqja e Anton Qunit, është lajm i ri për mua

09:54, 14/03/2021

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka arritur tek Kuvendi i LDK-së, derisa tha se sot ky kuvend do të zgjedh kryetarin e ri.

Haziri u shpreh se  të gjithë kandidatët janë njerëz të mirë, autoritete të partisë, dhe thotë se shpreson që kushdo që zgjidhet do të marrë detyrë tejet të rëndë, shkruan Syri Kosova.

Sa i përket lajmit për dorëheqjen e Anton Qunit, Haziri tha se për të është lajm i ri .

Tutje ai tha se do të ketë nevojë urgjente për reforma , dhe hapi parë është përgaditja për zgjedhjet lokale.

“Nuk e  pranoj dhe se lejoj logjikën e eliminimeve politike për shkak të konkurrencës politike, secili që kandidon e ka vendin e tij. Unë  pranoj dhe përqafoj secilin që zgjidhet, dh edo të vazdojë menjëherë të punoj me të”, u shpreh Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco