Muhaxhiri: Do ta përkrahi rinin, në të vjetërve na ka kaluar koha

Muhaxhiri: Do ta përkrahi rinin, në të vjetërve na ka kaluar koha

09:41, 14/03/2021
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxhiri, në një prononcim për media u shpreh se ky Kuvend i LDK-se, do të jetë një Kuvend ripërtritës, transmeton Syri.net Kosova.

Gazmend Muhaxhiri thotë se tashmë e ka të preferuarin e tij, derisa thotë se të gjithë janë të lirë të votojnë mbi bazën e vullnetit të lirë.

I pyetur se a do të shkoj LDK-ja në takim me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje për konstituimin e institucioneve të vendit, ai tha se këtë e vendos kryetari i ri i LDK-së. 

"Do të mbetet në vendimet e kryetarit dhe kryesisë së re nëse do të qëndrojnë në sallë kur do të zgjidhet Vjosa Osmani, presidente", u shpreh Muhaxhiri.




 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco