PDK: Kurti po tregon se për Bashkimin Kombëtar ka mashtruar që 20 vjet

PDK: Kurti po tregon se për Bashkimin Kombëtar ka mashtruar që 20 vjet

14:19, 02/03/2021

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi,  ka folur për vizitën e sotme të liderit të VV-së, Albin Kurti në Lezhë ku foli edhe për bashkim kombëtar.

Atje Kurti tha se Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin kombëtar, pasi që Kosovën e sheh si shtet të pavarur dhe sovran.

Në lidhje me këtë Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruajtur se Kurti me këso lloj deklarata po tregon sipas tij se për çështjen e Bashkimit Kombëtar ka mashtruar tash e 20 vjet.

“Nga Lezha Albin Kurti po ju tregon se për çështjen e Bashkimit Kombëtar ju ka mashtruar tash e 20 vjet!”, ka shkruar Bytyqi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco