Lajçak shkruan për takimin me Osmanin e Hotin

Lajçak shkruan për takimin me Osmanin e Hotin

14:01, 02/03/2021

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj?ak ka shkruar në twitter se pati një bisedë të dobishme me ushtruesen e detyrës së Presidentit të vendit, Vjosa Osmani.

”Ne folëm për zgjedhjet e fundit dhe zhvillimet aktuale. Ne gjithashtu diskutuam hapat e ardhshëm në dialog”, shprehet mes tjerash, Lajçak, ndërsa tregon për ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Lajçak ka shkruar edhe për takimin që zhvilloi me kryeministrin në detyrë të vendit, Avdullah Hotin.

”Unë gjithashtu u takova sot me Kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin. Unë e falënderova atë për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij në zyrë dhe angazhimin e tij për dialogun dhe të ardhmen europiane të Kosovës”

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco