Rugova flet për arsyet që quan LDK-në, në një rënie drastike

Rugova flet për arsyet që quan LDK-në, në një rënie drastike

10:22, 02/03/2021

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur pas rënies që pati partia në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

Rugova në intervistën Sytë 7, ai tha se LDK-ja pësoi debakël në zgjedhje dhe se këtë nuk e kanë pritur as pesimistët më të mëdhenj e lëre më pjesëtarët e partisë.

“Të them të drejtën si veprimtar politik për shumë vjet dhe si njohës i mirë i rrjedhave politike por edhe elektorale e kam paraparë një rënie të LDK-së. Por, jo rënie kaq drastike dhe jo një debakël zgjedhor si ndodhi me zgjedhjet e 14 shkurtit”.

“Konsiderojë që ky rezultat zgjedhor për Lidhjen Demokratike të Kosovës – për partinë e parë demokratike dhe plurale jo vetëm në trevat shqiptare por edhe në Evropën Lindore donë një analizë serioze, shumë dimensionale dhe reflektim serioz të lidershipit të partisë dhe të gjithë njerëzve që janë pjesë e forumeve politike dhe strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Ne duhet të ulemi të debatojmë dhe të merremi me vetveten sepse është një rezultat që vërtetë jo vetëm ne që jemi brenda strukturës së partisë por edhe ata pesimistët më të mëdhenj nuk e kanë pritur”, tha Rugova.

Rugova foli edhe për arsyet që quan LDK-në në një rënie të tillë.

“Mos mbajtja e premtimeve publike dhe elektorale nga ana e lidershipit të partisë – kjo ndodhi që nga viti 2014 pas zgjedhjeve kur ne dolëm si parti e dytë dhe ishte një plebishit i anëtarësisë dhe elektoratit të LDK-së jo me PDK-në dhe lidershipi i partisë vendosi që të bënte koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo e dekurajoi dhe zhgënjeu elektoratin tradicional të LDK-së. Kjo u pa në vitin 2017 kur ne dolëm si subjekti i tretë”.

“Sipas meje shkaktari i dytë është se tek partitë e djathta popullore siç është LDK-ja kush duhet të jetë kandidat për kryeministër nuk duhet të jetë temë. Në zgjedhjet e vitit 2014, 2017 dhe 2019 ne garojmë për kryeministër pa kryetarin e partisë”.

“Injorimi i veprimtarëve të devotshëm të partisë dhe njerëzve në parti që kanë përgatitje akademike dhe profesionale dhe disa prurje të reja të cilat menjëherë u instaluan në lidershipin dhe ekzekutivin e partisë por edhe në institucione kyçe”, tha Rugova.

Rugova mes tjerash tha se lidershipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës injoroi totalisht edhe mërgatën gjë që i kushtoi edhe me vota nga ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco