Ja çka foli Hoti me Lajçakun

Ja çka foli Hoti me Lajçakun

10:19, 02/03/2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i ka dëshiruar atij sukses në finalizimin e këtij procesi.

Hoti rifilloi procesin e dialogut me Serbinë pas Samitit të Parisit, që u mbajt më 10 korrik 2020.

Dialogu vazhdoi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm,  ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco