Haxhiu për “Marrëveshjen e Washingtonit”: Përveç njohjes nga Izraeli, pikat tjera janë komplet të pa pranueshme

Haxhiu për “Marrëveshjen e Washingtonit”: Përveç njohjes nga Izraeli, pikat tjera janë komplet të pa pranueshme

23:58, 01/03/2021

Anëtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka folur për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem e cila erdhi pas nënshkrimi të “Marrëveshjes së Washingtonit”.

Haxhiu tha se nga “Marrëveshja e Washingtonit” e vetmja pikë e mirë ka qenë njohja nga Izraeli, teksa shtoi që nuk do të ‘prishen’ marrëdhëniet me Turqinë.

“Unë nuk kam qenë në takim me ambasadorin e Turqisë. Në kohën kur është nënshkruar marrëveshja nga Avdullah Hoti, ne kemi thënë që e vetmja pikë në atë marrëveshje është njohja nga Izraeli”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se Qeveria e re do t’i hedh poshtë të gjitha pikat e “Marrëveshjes së Washingtonit” përveç njohjës së Kosovës nga Izraeli.

“Kjo nuk do të thotë që të prishemi me Turqinë ose BE po kjo do të thotë që me administratën e re të SHBA’së ta shohim që kjo çështje të përmbyllet në mënyrë më të mirë të mundshme”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco