Lajçak thotë se me Kurtin diskutuan thellësisht për dialogun

Lajçak thotë se me Kurtin diskutuan thellësisht për dialogun

23:47, 01/03/2021
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka folur rreth takimit të tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
 
Takimi është zhvilluar në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
 
Ai ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar thellësisht për dialogun me synimin për hapat e ardhshëm.
 
“Sonte patëm një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin. Ne diskutuam thellësisht për dialogun, gjithashtu me synimin për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në Twitter.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco