“Partneri më i sigurtë, më i mirë, më natyral për VV-në, është AAK-ja”

“Partneri më i sigurtë, më i mirë, më natyral për VV-në, është AAK-ja”

23:34, 01/03/2021

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Dardan Islami, tha se partia ku ai është aktiv, është partneri i mirë për VV-në në qeverisje.

Islami, deklaroi se ajo mund të ndodh, është një marrëveshje politike, dhe Haradinaj nuk ka pasur asnjëherë problem apo konflikt me Kurti.

“Këtu do të bëhet një marrëveshje politike, mendoj që më së paku është përla Haradinaj me dikë, më së paku me zoti Kurtin. Nëse nalesh me shiku, partneri më i sigurtë, më i mirë, më natyral për VV, i bie të jetë AAK-ja. Unë sa e di Vjosa Osmani nuk i ka votat”, u shpreh Islami në Edicionin Special.

Me tutje, ai theksoi se pajtohet me idenë e Kurtit për çështjen e dialogut.

“Pajtohem me zotin Kurti, që dialogu  të jetë prioritet i tretë, në kohë pandemie, prioritet duhet të jetë pandemia. Kjo nuk do të thotë që dialogu nuk është prioritet fare”, deklaroi Islami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco