Mustafa: 13 përqindëshin e zgjedhjeve e shoh si një kërkesë që LDK’ja të kthehet te gjeneza e saj

Mustafa: 13 përqindëshin e zgjedhjeve e shoh si një kërkesë që LDK’ja të kthehet te gjeneza e saj

21:18, 01/03/2021

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij pas dorëheqjes së kryetarit, Isa Mustafa dhe rezultatin e dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se mesazhi i votueseve ishte i qartë dhe sipas tij, LDK’në e votuan që të përfaqësohet vetëm me 13%.

“Mesazh i qartë i votuesve të LDK’së dhe qytetarëve të Kosovë, unë e shoh si një kërkesë që LDK’ja të kthehet te gjeneza e saj”

“Kemi pas një shkëputje të komunikimit por edhe në debat direk me strukturat, me votuesit e LDK’së, me ish votues tanë, me aktivistë tanë, pra kemi pas një shkëputje të komunikimit”, tha ai, transmeton Periskopi.

Ai tha se edhe në shkrimin e fundit të tij në Facebook ka kërkuar që të ketë komunikim të hapur.

“Të kthehemi te votuesi, të kemi një komunikim të hapur dhe të sinqertë dhe të qartë, të sqarohemi ne para tyre dhe ata ndaj neve”, tha ai.

Ai tutje, mohoi se rrëzimi i Qeverisë Kurti ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve, ku LDK doli e treta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco