Gjoshi vjen me një koment epik ndaj Kurtit: 'Nuk ka me ik, me zor ke me hi dhandërr'

Gjoshi vjen me një koment epik ndaj Kurtit: 'Nuk ka me ik, me zor ke me hi dhandërr'

20:29, 01/03/2021

Pasi kryeministri në ardhje, Albin Kurti po insiston që dialogu për qeverisjen e tij nuk është prioritet i parë por as i dytë, ka ardhur reagimi nga kampi i PDK-së, shkruan Syri.net Kosova.

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi po vlerëson se tendenca e Albin Kurtit që të insistojë se dialogu nuk mund të jetë prioritet i parë ose i dytë, është një përpjekje e tij për t’u tërhequr nga “betejat” e tij që ia ka premtuar njerëzve të këtij vendi. 

"Ai po e bën këtë për të gjetur justifikim për pazotësinë e tij që të përballet me temat të cilat për kaq vite i ka debatuar më së shumti.  
Asgjë nuk e pengon atë që të jap maksimumin e tij për temat bash sipas renditjes së tij.", ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Sipas tij, ai nuk ka nevojë që t’i shmanget problemeve dhe të mundohet të gjejë justifikime për temat që nuk ka kurrfarë zotësie të përballet. 

"Ai din vetëm të bërtas dhe t’i shajë të tjerët, por kurrë që të zgjidhë ndonjë problem", ka shkruar mes tjerash Gjoshi.

Tendenca e Albin Kurtit që të insistojë se dialogu nuk mund të jetë prioritet i parë ose i dytë, është një përpjekje e...

Posted by Betim Gjoshi on Monday, March 1, 2021

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco