Kurti tregon se çfarë u fol me Lajçak: Nuk përmendem hartën në zyrën e tij

Kurti tregon se çfarë u fol me Lajçak: Nuk përmendem hartën në zyrën e tij

20:12, 01/03/2021

Ka përfunduar takimi mes Kurtit e Lajçak, edhe pse ky i fundit nuk pranoi të flas për media, njësoi nuk veproi nikoqiri raporton Syri Kosova

Kurti para medieve ka treguar se çka u bisedua në këtë takimi.

Ai tha se Lajçaku e uroi për fitoren e 14 shkurtit.

Tutje tregoi se folen edhe për përfshirjen e pozitës e opozitës në dialogun me Serbinë.

Gjithashtu njoftoi që ia ka bërë të qartë Lajçakut se nuk lëviz nga prioritetet e tij në qeverisje.

Po ashtu nuk kanë diskutuar as për ndonjë datë për rifillimin e dialogut

Në fund ka shtuar se nuk kanë folur as për hartat që janë prezantuar në prapavijën e Lajçakut.

Miroslav Lajçak kishte reaguar rreth çështjes së hartës e cila u shfaq në zyrën e tij, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Ai arsyetohej se kufiri aty shihej qartë.

Sipas Lajçak, në këtë hartë Kosova është e ndarë nga Serbia.

“Pasi harta në zyrën time është nxjerrë gjatë intervistës sime dhe është e paqartë, ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Kjo është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia”, thekson Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco