Vetëvendosje siguron 50 përqind të votave?

Vetëvendosje siguron 50 përqind të votave?

21:40, 27/02/2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 552 vendvotimeve.

E ky proces , që pritet të përfundoj gjatë mbrëmjes së së sotme, duket se ka ndryshuar edhe rezultatin preliminar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Artan Abrashi, tanimë i konfirmuar si deputet i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kjo parti tanimë ka arritur të siguroj 50 përqind të votave.

"VETËVENDOSJE! mbi 50% Numërimi vazhdon" ka shkruar Abrashi në Facebook.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit për subjektet politike dhe kandidatët mund të bëhet në fillim të javës tjetër.

Të paktën kështu ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco