'Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES'/Hoti jep sinjal se Shala mund të bëhet kreu i LDK-së

'Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES'/Hoti jep sinjal se Shala mund të bëhet kreu i LDK-së

19:52, 26/02/2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shala.

“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti në fotografinë që me sa duket është realizuar kohë më parë.

Ky postim vjen një ditë pasi Kryesia e LDK-së ka caktuar 14 marsin ditën kur do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie.

Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi ka thënë se si datë orientues është caktuar 14 marsi.

“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, kishte thënë Abrashi.

Abrashi ka thënë se kandidatët vet do t’i shpallin vet kandidaturat e tyre.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco