‘Është ftuar nga Gjykata Speciale’/ Milaim Zeka përplaset me Baton Haxhiun

‘Është ftuar nga Gjykata Speciale’/ Milaim Zeka përplaset me Baton Haxhiun

18:00, 24/02/2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka publikuar sot një shkrim në të cilin deklaroi se Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas Zekës, Haxhiu u ftua nga Specialja pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut që kishin të bënin me vrasjet e pasluftës.

Gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu ka mohuar të ketë marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale dhe i njëjti shtoi se nuk merret me ‘të çmendur’, duke iu referuar kështu Milaim Zekës.

‘Nuk merrna me të çmendur unë Skam nevojë të deklarohem asgjë… Nuk merrem me të çmendur unë, nuk merrem me të çmendur. E para s’kam shkru unë asnjë shkrim, besoj këtë e shihni në shkrim i shihni edhe emrat kush ka shkru. E dyta me të çmendur që i kanë ikur vetës e veprës s’kam çka merrem me ta’, tha Baton Haxhiu për lajmi.net.

I pyetur nëse mori ndonjë ftesë, apo publikimi i Zekës s’ka të bëjë aspak me të, Haxhiu tha se askush s’i ka dërguar ftesë dhe s’është marrë fare me atë punë.

 ‘Të thash s’ka askush me më dërgu ftesë se unë skam bërë shkrim as nuk jam marr me atë punë’, shtoi ai.

Ja çfarë shkruan sot Milaim Zeka:

Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale.

Pas publikimeve te dosjeve, ku cak ishte zyrtari i larte i LVV, Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur ne Hage, Prokuroria Speciale pranë Gjykatës te Hagës, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilësinë e te dyshuarit për pengim dhe ndërhyrje ne drejtësi.

Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetësim bërjen publike te këtyre dosjeve, publikimin e emrave te dëshmitareve potenciale, duke e konsideruar këtë ‘si pengim te hetimeve dhe ‘ndërhyrje ne drejtësi’, akuze për te cilën po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.

Sipas burimeve te kësaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere ‘qëllimshëm dhe me vetëdije te plote’ një veprim te tille, pasiqe ai ka ndërhy edhe ne te kaluarën ne Tribunalin e Hagës, ku me herët edhe është dënuar për një vepër te tille.

Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne ketë akuze, edhe pse publikimet nuk janë bere ne territor te Kosovës, por te Shqipërisë ne tentative për ti ikur legjislacionit Kosovar. Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetëm mbi territorin fizik te Kosovës, por mbi çdo person, akt apo vepër kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me krimet e supozuara te luftës mbi te cilat ajo ka mandat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco